Tërmet në Kinë, lëndohen 21 persona

Bota

Tërmet në Kinë, lëndohen 21 persona

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 10:26
Kinë

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi qarkun Pingyuan në provincën Shandong të Kinës lindore mëngjesin e sotëm, duke lënduar 21 persona.

Tërmeti kishte thellësi prej 10 kilometra në epiqendër, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë – një degë e Administratës së Tërmeteve në Kinë.

Që nga mëngjesi i së dielës, 21 persona nga qytetet Dezhou dhe Liaocheng u raportuan si të të lënduar, thanë zyrtarët.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 126 shtëpi janë shembur si pasojë e tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat