Edhe gjashtë persona humbën jetën nga shirat masive në Kinë

Bota

Edhe gjashtë persona humbën jetën nga shirat masive në Kinë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 11:40
Kina

Një periudhë shiu e pandërprerë e sjellë nga ish-super tajfuni “Doksuri” mori edhe gjashtë jetë të tjera njerëzish në Kinën verilindore, duke e çuar numrin e të vdekurve në të paktën 36, në më pak se dy javë, raportuan mediat shtetërore të dielën.

Viktimat e fundit u raportuan të shtunën mbrëma, me katër të zhdukur pas shirave të dendur që goditën qytetin Shulan në provincën Jilin, raportoi Xinhua News me qendër në Pekin.

Doksuri, një ish-super tajfun që goditi Kinën kontinentale në fund të muajit të kaluar, ka sjellë reshjet më të forta në rajon që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë, shkruan AA.

Ky është tajfuni i pestë që ka goditur Kinën këtë vit dhe dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në vende më të sigurta. Pekini dhe rajonet e tij përreth, përfshirë provincën Tianjin dhe Hebei, u prekën më së shumti nga tajfuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat