Udhëheqësit e grusht shtetit të Nigerit përballen me afat nga fqinjët për të hequr dorë nga pushteti

Bota

Udhëheqësit e grusht shtetit të Nigerit përballen me afat nga fqinjët për të hequr dorë nga pushteti

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 13:22
Udhëheqësit e një grushti shteti në Niger

Udhëheqësit e një grushti shteti në Niger po përballen me një afat kohor nga fqinjët për të hequr dorë nga pushteti ose për t’u përballur me veprime të mundshme ushtarake.

Blloku rajonal, Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) i ka dhënë ushtrisë nigeriane një afat të dielën për të liruar dhe rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar të vendit, Mohamed Bazoum, raporton CNN.

Një nga zyrtarët e grupit tha se një plan për një ndërhyrje ishte “përpiluar”, por se ai mbetet një mjet i fundit.

Por me kohën që po kalon, mundësia e veprimit ushtarak po bëhet një mundësi reale.

Grushti i shtetit filloi në fund të korrikut kur Bazoum u kap nga anëtarët e gardës presidenciale, përpara se institucionet kombëtare të mbylleshin dhe protestuesit nga të dyja palët të dilnin në rrugë.

Nigeri posedon burime të konsiderueshme natyrore, është  prodhues kryesor i uraniumit, i cili është thelbësor për energjinë bërthamore dhe aplikime të tjera industriale dhe si rezultat  kësaj SHBA dhe Franca e konsiderojnë Nigerin një aleat kritik dhe të dy vendet kanë baza ushtarake në Niger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat