Sllovakia u lejon nëntë qytetarëve të saj t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Bota

Sllovakia u lejon nëntë qytetarëve të saj t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 15:21
Zuzana Caputova, Zelensky

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase, e cila është duke luftuar kundër pushtimit rus.

Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.

Arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave nuk janë dhënë.

Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit. Pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.

Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të vet qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat