Ministri i Jashtëm i Ukrainës i kërkon SHBA-së raketa me rreze të gjatë

Bota

Ministri i Jashtëm i Ukrainës i kërkon SHBA-së raketa me rreze të gjatë

Nga: A.SH Më: 7 gusht 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se kishte zhvilluar një telefonatë me homologun e tij amerikan Antony Blinken gjatë së cilës ai kërkoi raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS, përcejll Bota sot.

"Në thirrjen tonë, @SecBlinken dhe unë diskutuam hapat e mëtejshëm për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën e Paqes dhe zgjidhjet për të zgjeruar eksportet e grurit," tha Kuleba në platformën e mesazheve X, e njohur më parë si Twitter.

“Falënderova SHBA-në për të gjithë ndihmën e dhënë dhe theksova nevojën për të përmirësuar aftësitë e Ukrainës me rreze të gjatë duke ofruar ATACMS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat