Ukraina po krijon kushte për të avancuar në jug

Bota

Ukraina po krijon kushte për të avancuar në jug

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 21:41
Valerii Zaluzhnyi

Shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhnyi i ka thënë homologut amerikan se forcat ukrainase hap pas hapi po krijojnë kushte për avancim në jug.

Zaluzhnyi tha se i kishte thënë Kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, se mbrojtja e Ukrainës ishte e palëkundur dhe se “iniciativa është në anën tonë”.

“Ushtarët tanë po bëjnë më të mirën e mundshme. [Rusia] po kryen veprime sulmuese në shumë drejtime, por nuk po ia del”, mësohet t’i ketë thënë ushtaraku ukrainas, Milleyt.

“Në veçanti, veprimet e armikut kanë për qëllim të shpërqendrojnë forcat ukrainase nga zona të tjera të specifikuara të frontit”, deklaroi ai.

CNN raporton se dyshja diskutuan gjithashtu për nevojat aktuale të Ukrainës “në armatim dhe municion.

Ndryshe, ukrainasit tash e sa javë kanë nis një kundërsulm dhe kanë arritur të rikthejnë disa territore që ishin nën kontrollin rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat