U mendua se ishte “meteor i zjarrtë”, zbulohet se çfarë u pa në qiellin e Australisë

Bota

U mendua se ishte “meteor i zjarrtë”, zbulohet se çfarë u pa në qiellin e Australisë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:00
Pamje nga video

Shkëndijat e zjarrit që janë parë natën e së hënës në qiell në Melburt duke shkaktuar një mori postimesh në mediat sociale që pyesnin nëse ishte një meteor.

Në një deklaratë për mediat Agjencia Australiane e Hapësirës ka thënë se “ndezjet e dritës” ishin “me gjasa” mbetje të një rakete ruse Soyuz-2 që po rihynte në atmosferën e Tokës.

Ndër të tjera në media shkruhet se raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje.

“Kjo nisje u njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar të rihynin në mënyrë të sigurt në atmosferë në oqean në brigjet juglindore të Tasmanisë”, ishte thënë ndër tjerash në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat