Sulmet në Ukrainë, UNESCO: Mbi 50 godina të dëmtuara në qendrën historike të Odesës

Bota

Sulmet në Ukrainë, UNESCO: Mbi 50 godina të dëmtuara në qendrën historike të Odesës

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Shefja e zyrës së UNESCO-s në Ukrainë deklaroi se disa nga godinat e prekura nga sulmet ruse në qendrën historike të Odesës janë dëmtuar më shumë nga sa ishte vlerësuar fillimisht.

Zyrtarja e bëri këtë deklaratë në Kiev, ku prezantoi përfundimet paraprake të misionit të UNESCO-s që u zhvillua nga 29 korriku në 1 gusht. Ekipi i agjencisë së OKB-së vizitoi mbi 50 godina të dëmtuara.

“Nga vizita është e qartë se fuqia e impaktit ndaj qendrës historike të qytetit është më e madhe nga sa pritej në fillim”, tha Chiara Dezzi Bardeschi, drejtoreshë e UNESCO-s në Ukrainë.

Zyrtarja iu referua asaj që e cilësoi “shpërfytyrimi i katedrales”, e cila sipas saj ka një domethënie të thellë shpirtërore për qytetarët e Odesës.

Gjithashtu, dëmtime kanë pësuar edhe Shtëpia e Shkencëtarëve dhe Muzeu i Letërsisë së qytetit, pa harruar edhe sektorë të tjerë si ai i fabrikave të tij.

Rezultatet e detajuara të misionit do të pasqyrohen në një raport që do të publikohet në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat