Kuleba: Bisedimet në Arabinë Saudite shënuan përparim, Ukraina ka më shumë për t’i ofruar Afrikës sesa Rusia

Bota

Kuleba: Bisedimet në Arabinë Saudite shënuan përparim, Ukraina ka më shumë për t’i ofruar Afrikës sesa Rusia

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:39
Dmytro Kuleba

“Bisedimet e organizuara nga Arabia Saudite fundjavën e kaluar ishin një “përparim” për Kievin që treguan se është e mundur të mblidhet mbështetja globale rreth planit 10-pikësh të propozuar nga Presidenti Volodymyr Zelenskiy për t’i dhënë fund luftës së Rusisë”.

Kështu u shpreh ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shkruan Reuters.

“Nëse një vend dëshiron të jetë në selinë e parë të politikës botërore, ai duhet të bëhet pjesë e këtyre takimeve koordinuese,” tha Kuleba.

Zyrtarë nga më shumë se 40 vende – duke përfshirë Kinën, Indinë, Brazilin, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, por jo Rusinë – morën pjesë në bisedime, të cilat u panë si një përpjekje e Kievit për të ndërtuar një koalicion më të gjerë fuqish për të mbështetur vizionin e paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat