Numri i pacientëve që kanë probleme me zemër po rritet, shkak Covid-19

Bota

Numri i pacientëve që kanë probleme me zemër po rritet, shkak Covid-19

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 12:18
Ilustrim

Jemi në vitin e katërt që prej se pandemia covid-19 ka filluar. Ndonëse tash ka mbaruar, pasojat jo. Numri i pacientëve që kanë probleme me zemër po rritet e kjo për arsye se shumica prej tyre kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Të dhënat mjeksore tregojnë se, ata të cilët janë infektuar me koronaviruse rrezikojnë të preken nga probleme si rrahjet jonormale dhe të shpejta të zemrës, mpiksja e gjakut, dhimbje gjoksi, madje dhe infrakt, duke krahasuar me ata të cilët nuk janë infektuar me covid-19.

Mike Camilleri, me karrierë 20 vjeçare si zjarrfikës, nuk kishte pasur probleme të mbaj paisje të rënda gjatë operacioneve që ka zhvilluar si zjarrfikës. Tashmë ai është në luftë me simtomat e Covid-it që ende po i vazhdojnë.

“Më ka kufizuar pothuajse çdo gjë që bëj në jetë, fizikisht dhe mendërisht. Vuaj nga ankthi, depresioni, dhimbje gjoksi, gulçimi dhe lodhja. Nuk kam dëshirë të bëj asgjë. Ka ditë që nuk dua as të ngrihem nga shtrati”, shpjegon Camilleri.

Camilleri u infektua për herë të parë në fillim të pandemisë (2020), pastaj pas disa muajsh prapë. Infektimi me koronavirus i kushtoi me humbjen e vendit të punës, tashmë 20 vjeçare për të.

“Kjo është e vetmja gjë që di të bëj. Më mungojnë miqtë e mi, të qëndroj në një qendër zjarrësikësish, me shoqërinë. Më mungon një orar pune dhe jeta normale”, ka thënë ai.

Ekspertët tregojnë se numri i pacientëve me probleme në zemër po rritet, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Dr. Susan Chenk, kardiologe në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos tregon se problemet me zemër janë shumë më të mëdha, sesa në organet e tjera.

“Ne po shohim pasoja në zemër dhe në sistemin kardiak, që për fat të keq janë shumë më të mëdha sesa pasojat në sistemet e tjera të organeve”, ka thënë Chenk.

Njerëzit që fituan luftën kundër Covid-19, ishin më të rrezikuar, në të njejtën kohë edhe më të kërcënuar nga shfaqja e problemeve me zemër, deri sa të kalonte një kohë prej një viti, krahasuar me ata të cilët nuk janë infektuar.

Dr.Ziyad Al-Alynga Universiteti i Uashingtonit, ka analizuar të dhënat mjeksore tek baza e të dhënave në Administratën e Veteranëve. Gjetjet e tij thonë se 4 nga 100 pacientë kishin nevojë për trajtim, me së paku një problem në zemër, në vitin e parë të infektimit.

Numri i madh i të infektuarve me koronavirus, nënkupton se shumë njerëz do të kenë probleme me zemër, kështu tregojnë ekspertët./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat