Panik në qiell të hapur, pasagjeri bën veprimin e pazakontë gjatë fluturimit, avion bën ulje urgjente

Bota

Panik në qiell të hapur, pasagjeri bën veprimin e pazakontë gjatë fluturimit, avion bën ulje urgjente

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 12:09
Pasagjeri

Është anuluar urgjent i fluturimi në linjën ajrore Malaysia Airlines, pasi një pasagjer ka nisur të bërtas në mes të avionit me thirrjen “a jeni robër të Allahut”.

Ky shpërthim i pasagjerit jo vetëm tmerroi pasagjerët e tjerë në avion, por dhe shkaktoi vonesa shumë të gjata për udhëtarët.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duket një burrë i cili qëndron në mes të bordit të avionit. Ai thotë se emri i tij është Muhamed dhe se është “rob i Allahut”, ndërsa “detyron” pasagjerët e tjerë aty pranë që të përsërisin se ata janë gjithashtu “robër të Allahut”.

“Ai hapi zinxhirin e çantës së shpinës, futi duart brenda, bëri sikur kishte diçka të rrezikshme në të dhe filloi duke bërtitur me sa kishte në kokë, pikërisht pranë sediljes time. S’kam qenë kurrë në jetë më i frikësuar,” – u shpreh një nga udhëtarët.

 Mësohet se anëtarët e ekuipazhit të fluturimit kanë ekzaminuar më pas çantën dhe nuk kanë gjetur asgjë të rrezikshme në të.

Ndërkohë, njerëzit kanë vënë në dukje mangësitë në sigurinë e aeroportit duke pohuar se pasagjeri kishte shfaqur probleme që në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat