Drama mbi Ukrainë, një aeroplan pasagjerësh përfundoi gabimisht në qiellin e vendit të shkatërruar nga lufta

Bota

Drama mbi Ukrainë, një aeroplan pasagjerësh përfundoi gabimisht në qiellin e vendit të shkatërruar nga lufta

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, një aeroplan pasagjerësh fluturoi mbi Ukrainë.

Aviokompania turke BBN ka konfirmuar informacionin se më 25 korrik, aeroplani i saj Airbus A320-200 në fluturimin Oslo-Antalia, u devijua nga rruga e tij origjinale për shkak të një stuhie dhe përfundoi në qiell të mbyllur mbi Ukrainë.

Aeroplani u kthye drejt Ukrainës nga hapësira ajrore hungareze dhe fluturoi për një kohë të gjatë mbi pjesët jugperëndimore të vendit të shkatërruar nga lufta, dhe më pas hyri në Rumani.

Sipas portalit PRC, pasagjerët nuk ishin në dijeni se aeroplani ishte në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Lexo po ashtu“Made in Ukraine”, Kievi krijon “përbindëshin” për të shpërthyer të gjitha minat e vendosura nga rusët

“Ne e kuptojmë shqetësimin në lidhje me incidentin dhe garantojmë se do të marrim masa aktive për të parandaluar shfaqjen e rasteve të ngjashme”, tha zëdhënësi i kompanisë turke.

Eksperti norvegjez i aviacionit Lars Peder Haga, thotë se rreziku që aeroplani të rrëzohej ishte i ulët, por ekzistonte ende një rrezik.

“Është potencialisht e rrezikshme të fluturosh në një zonë lufte, ku ka sisteme kundërajrore që arrijnë lartësitë në të cilat zakonisht fluturojnë aeroplanët e pasagjerëve dhe ku mund të ketë aeroplanë që nuk transmetojnë pozicionin e tyre” – thotë Peder Haga.

Nuk dihet se sa pasagjerë ishin në aeroplan, por Airbus A320-200 mund të transportojë deri në 180 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat