As Venecia, as New York, ja kush është qyteti më i bukur në botë

Bota

As Venecia, as New York, ja kush është qyteti më i bukur në botë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Cilido qytet që të vjen në mendje si më i bukuri në botë, harrojeni, sepse sipas studimit të ri, atë titull e mban një qytet i vogël në veriperëndim të Anglisë.

Sipas studimit, Eye-Catching Architecture e kryer nga Online Mortgage Advisor, qyteti Chester në Anglinë veriperëndimore, pranë kufirit me Uellsin dhe me një popullsi prej rreth 120 mijë banorësh, kryeson listën e vendeve më të bukura në botë. Venecia doli në vendin e dytë dhe Londra në të tretin. Renditja ishte si më poshtë: Chester, 83,7%, Venecia 83,3% dhe Londër 83%.

Studiuesit nga Online Mortgage Advisor renditën qytetet më mbresëlënëse duke skanuar Google Street Vieë për fotot e qindra rrugëve dhe më shumë se 2400 ndërtesave nga qytetet në mbarë botën.

“Kërkimet tregojnë se njerëzit i shohin objektet që shpalosen në këtë raport të jenë thelbësisht të bukura, që do të thotë se një ndërtesë që përputhet me të zakonisht përmban forma dhe struktura tërheqëse ,” vënë në dukje studiuesit.

Top 10 më poshtë:

– Chester – 83.7%

– Venecia – 83.3%

– Londër – 83%

– Belfast – 82.9%

– Roma – 82%

– Barcelona – 81.9%

– Liverpool – 81%

– Durham – 80,5%

– Bristol – 80%

– Oksford – 79.7%

Emri origjinal i Chester është Deva Victrix, nga legjioni romak nga i cili u themelua në vitin 79 pas Krishtit. Katër rrugët kryesore të Chester, Eastgate, Northgate, Ëatergate dhe Bridge, kanë ekzistuar për rreth 2000 vjet. Deva Victrix ishte një nga tre bazat kryesore të ushtrisë romake. Kur romakët u larguan në shekullin e 5-të, saksonët e përdorën atë si një qytet të fortifikuar kundër danezëve dhe i dhanë emrin aktual.

Chester është i famshëm për ndërtesat e tij mesjetare dhe viktoriane dhe është një nga qytetet më të ruajtura me mure në Britani. Në fakt, ju mund të ecni lehtësisht në këto mure dhe të kaloni nga njëra anë e qytetit në tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat