Gerashchenko publikon pamjet e reja të kamerave të sigurisë, momenti kur raketa ruse godet ndërtesën në Chernihiv

Bota

Gerashchenko publikon pamjet e reja të kamerave të sigurisë, momenti kur raketa ruse godet ndërtesën në Chernihiv

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar një video të re nga kamerat e sigurisë, që sipas tij tregon momentin e një sulmi rus me raketa në qendër të Chernihiv.

Kujtojmë se të paktën shtatë persona u vranë dhe 90 u plagosën në një sulm me raketa ruse në sheshin qendror në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Në anën tjetër ushtria ruse njoftoi se një dron ukrainas kishte goditur një bazë ajrore në rajonin rus të Novogorod.

Njerëzit po shkonin në kishë me rastin e festës kur ndodhi sulmi, njoftoi ministria, duke shtuar se në mesin e të vrarëve ishte një fëmijë 6-vjeçar dhe 12 tjerë u plagosën.

“Raketa ruse goditi drejtpërdrejt qendrën e qytetit tonë Chernihiv. Sheshi, universiteti politeknik, teatrin”, njoftoi në Telegram presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet për një vizitë pune në Suedi.

“Një e shtunë e zakonshme që rusët e kthyen në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shtoi presidenti ukrainas.

Chernihiv është një qytet i bulevardeve të gjelbra dhe kishave shekullore rreth 145 km në veri të kryeqytetit Kiev. Ministria e Brendshme njoftoi se nga sulmi është shkatërruar çatia e teatrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat