Forcat ukrainase ngrenë flamurin kombëtar në Robotyne! Çlirohet rajoni jugor i Zaporizhzhia

Bota

Forcat ukrainase ngrenë flamurin kombëtar në Robotyne! Çlirohet rajoni jugor i Zaporizhzhia

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Ukraina pretendon se më në fund ka arritur të bëjë një përparim në fshatin Robotyne, në rajonin jugor të Zaporizhzhia.

Ushtria e Kievit tha se ushtarët ukrainas kishin ngritur flamurin kombëtar në zonë, duke e konsideruar 23 gushtin një “ditë historike”.

“Ushtarët e Brigadës së 47-të të Mekanizuar të Veçantë vendosën flamurin e Ukrainës në fshatin Robotyne, në një nga destinacionet më të nxehta – Melitopol”, tha brigada.

Nuk është e qartë nëse i gjithë komuniteti është çliruar nga forcat ruse. Ukraina po kërkon të rimarrë qytetin strategjik jugor të Melitopolit, i cili është rreth 50 milje nga Robotyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat