​Gjendet krimb i gjallë në trurin e një gruaje australiane

Bota

​Gjendet krimb i gjallë në trurin e një gruaje australiane

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:04
Paraziti i kuq mund të kishte ketë qenë deri në dy muaj në trurin e saj.

Për herë të parë në botë, shkencëtarët thonë se një krimb 8 cm është gjetur i gjallë në trurin e një gruaje australiane.

Krimbi u nxor nga lobi frontal i dëmtuar i pacientit gjatë operacionit në Canberra, kryeqytetin e Australisë, vitin e kaluar.

Gruaja vuajti nga ajo që mjekët e quajtën një "plejadë e pazakontë simptomash" - dhimbje stomaku, kollë dhe djersitje gjatë natës, duke evoluar në harresë dhe depresion.

Paraziti i kuq mund të kishte ketë qenë deri në dy muaj në trurin e saj.

Studiuesit po paralajmërojnë se rasti nxjerr në pah rrezikun e shtuar të sëmundjeve dhe infeksioneve që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

"Të gjithë në atë sallë operacioni u tronditën kur kirurgu mori disa pincë për të kapur një anomali dhe anomalia doli të ishte një krimb i gjallë, 8 cm, i kuq," tha Sanjaya Senanayake, një mjek i sëmundjeve infektive në Spitalin e Kanberrës.

Krimbi i rrumbullakët “Ophidascaris robertsi” është i zakonshëm te “carpet pythons” - gjarpërinjtë jo helmues që gjenden në pjesën më të madhe të Australisë.

Duke shkruar në revistën Emerging Infectious Diseases, Mehrab Hossain, një ekspert australian në parazitologji, tha se ai dyshon se gruaja u infektua pasi përdori bimët e kontaminuara nga feçet e pitonit dhe vezët e parazitëve për gatim.

Pacientja u shtrua në spital në fund të janarit 2021. Ajo është duke u rikuperuar mirë pavarësisht se ka bërë histori mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat