Piloti përzë dy pasagjerë nga aeroplani pasi refuzuan të uleshin në karriget me të vjella

Bota

Piloti përzë dy pasagjerë nga aeroplani pasi refuzuan të uleshin në karriget me të vjella

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:03
Aeroplanë

Linja ajrore “Air Canada” ka kërkuar falje pasi përzuri dy pasagjerë nga fluturimi sepse refuzuan të uleshin në ulëset e njollosura me të vjella.

Susan Benson, që ishte në shërbimin Las Vegas-Montreal, ka thënë se piloti i paralajmëroi pasagjerët se do t’i fuste në listën e ndalimit të fluturimeve nëse vazhdonin të ankoheshin.

Ajo shtoi se stafi kishte tentuar ta hiqte “pak erën e keqe” me parfum, raportoi BBC.

“Air Canada” ka theksuar se pasagjerët “qartë nuk morën standardin e kujdesit për të cilin kanë të drejtë”.

Piloti kishte dalë nga kabina e tij dhe u kishte thënë se mund të dilnin nga aeroplani dhe ta organizonin vetë fluturimin, ose do të përcilleshin nga sigurimi dhe të futeshin në listën e ndalimit.

Ata u përcollën më pas nga sigurimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat