Kremlini: Rusia do të vijojë thellimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut

Bota

Kremlini: Rusia do të vijojë thellimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:13
Dmitry Peskov

“Rusia planifikon të zhvillojë marrëdhëniet e saj me Korenë e Veriut pavarësisht se çfarë mund të mendojnë vendet e tjera”.

Kështu u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.

“Ne kemi marrëdhëniet tona me Phenianin. Ne i vlerësojmë këto marrëdhënie pasi Koreja e Veriut është fqinji ynë dhe sigurisht që do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie me ta pavarësisht nga opinioni i vendeve të tjera”, tha ai.

Peskov po komentonte një pretendim të fundit nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, në lidhje me planet e Koresë së Veriut për të furnizuar me armë Rusisë.

Zëdhënësi përsëri refuzoi të thoshte nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pritet të vizitojë Rusinë.

“Ne nuk kemi çfarë të themi për këtë çështje. Ashtu siç nuk kemi pasur çfarë të themi më parë, nuk kemi çfarë të themi tani,” theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat