Shirat shkaktojnë përmbytje në disa zona të Kinës

Bota

Shirat shkaktojnë përmbytje në disa zona të Kinës

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 09:31
Kina

Hong Kongu dhe qytetet në jug të Kinës po përballen me përmbytje, në kohën kur në vend janë regjistruar reshjet më të mëdha të shiut në 140 vjet.

Në Hong Kong të premten rrugët dhe stacionet e metrosë janë përmbytur, derisa zyrtarët kanë njoftuar se kanë mbyllur edhe shkollat.

Institucionet që merren me parashikimin e motit kanë njoftuar se sasia e reshjeve që kanë nisur të enjten, është më e madhja që është regjistruar në qytet në gati 140 vjet.

Autoritetet kanë thënë se kanë ndërhyrë në disa raste për të shpëtuar njerëz, raporton BBC.

Si pasojë e reshjeve, të premten në Hong Kong rreth 80 persona kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore.

Shiu ka shkaktuar gjithashtu rrëshqitje të dheut në disa zona, ku si pasojë janë bllokuar disa rrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat