Identifikohen dy viktima të sulmeve terroriste në Kullat Binjake

Bota

Identifikohen dy viktima të sulmeve terroriste në Kullat Binjake

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 15:53
Kullat Binjake

Zyrtarët e New York Cityt kanë identifikuar dy viktima të tjera të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore, vetëm disa ditë para përvjetorit të 22-të nga sulmet.

Burri dhe gruaja e identifikuar janë viktimat e 1648 dhe 1649, që u identifikuan përmes testimeve të avancuara të ADN-së nga mbetjet e tyre. Zyrtarët nuk kanë treguar kush ishin ata, për shkak të privatësisë.

Këto janë identifikimet e para që nga shtatori 2021, raportoi CNN. 

Viktima burrë u identifikua përmes testimit të ADN-së të mbetjeve që u morën në vitin 2001, kurse gruaja nga mbetjet që u grumbulluan në vitet 2001, 2006 dhe 2013.

Megjithë përparimin e teknologjisë së ADN-së, afër 40% e viktimave ose 1,000 persona që mendohet se kanë vdekur në tragjedi, mbeten të paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat