Danimarka i jep Ukrainës mbi 776 milionë euro për pajisje ushtarake

Bota

Danimarka i jep Ukrainës mbi 776 milionë euro për pajisje ushtarake

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 21:55
Troels Lund Poulsen

Danimarka ka vendosur t’i japë Ukrainës edhe 5.8 miliardë korona të tjera (mbi 776 milionë euro).

Këto janë kryesisht për financimin e mbrojtjes ajrore, municionit dhe tankeve, tha Ministria e Mbrojtjes.

”Që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë, është thelbësore që vende si Danimarka të ruajnë mbështetjen e tyre ushtarake dhe ekonomike”, shtoi ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.

Sipas Al Jazeera, para këtij financimi të ri, ndihma totale e Danimarkës e premtuar për Ukrainën ishte 13.6 miliardë korona (mbi 1.83 miliardë euro).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat