Ukraina do të marrë mbi 1 miliard dollarë përmes projektit “Paqja”

Bota

Ukraina do të marrë mbi 1 miliard dollarë përmes projektit “Paqja”

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

SHBA do t’i dorëzojë Kievit 1.25 miliardë dollarë si pjesë e projektit PEACE në Ukrainë të Bankës Botërore.

Ministria e financave e Ukrainës tha se fondet do të përqendrohen në ndihmën e grupeve vulnerabël, si dhe atyre që punojnë për të ruajtur shërbimet thelbësore publike.

Iniciativa PEACE (Shpenzimet Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ) në Ukrainë u lançua nga Banka Botërore.

Kjo u lançua pasi Rusia pushtoi Ukrainën mbi 18 muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat