5,000 shtëpi të dëmtuara nga katastrofa në Libi, thotë qeveria lindore

Bota

5,000 shtëpi të dëmtuara nga katastrofa në Libi, thotë qeveria lindore

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 19:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 5,000 shtëpi janë dëmtuar nga stuhitë e përmbytjet shkatërrimtare në verilindje të Libisë në rajonin Jabal Akhdar, njoftonte sot qeveria vendore.

“Rajoni ka nevojë për punime dhe rindërtim të rreth 35 km rrugë të dëmtuara, si dhe rreth 20 km kanalizime të ujit të reshjeve,” njoftonte Autoriteti i Strehimit dhe Shërbimeve.

Rrjeti i kanalizimit të ujërave është shembur prej përmbytjeve dhe ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në disa zona.

Të paktën 6,000 njerëz të vrarë janë konfirmuar dhe mijëra të tjerë mbeten të humbur nga përmbytjet e fundjavës në lindje të Libisë, sipas shifrave zyrtare te tragjedise.

Shirat e rëndë të një stuhie madhore goditën lindjen e vendit të dielën  kryesisht zonat e Benghazi, Al-Bayda, e Al-Marj, si dhe qytetet Soussa e Derna.

Më shumë se 38,640 janë detyruar të zhvendosen prej përmbytjeve, tha sot agjencia e emigracionit e Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët vendas thonin sot se të paktën 3000 viktima janë identifikuar dhe varrosur deri aktualisht.

Agjencia e OKB njoftonte se disa punime kishin arritur të përmirësonin aksesin në zonat e prekura

“Riparimi i disa rrugëve që më parë ishin të bllokuara ka bërë që disa të prekur të katastrofës të mund të largohen nga zonat e goditura, për të kërkuar strehim ose mbështetje,” tha agjencia e emigracionit.

Të hënën grupet ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë-hënës së Kuqe llogarisnin shifrën e të humburve në 10,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat