Dy pilotë humbën jetën pasi aeroplanët e tyre u përplasën gjatë uljes në garat ajrore në Nevada

Bota

Dy pilotë humbën jetën pasi aeroplanët e tyre u përplasën gjatë uljes në garat ajrore në Nevada

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy pilotë kanë gjetur vdekjen kur aeroplanët e tyre u përplasën të dielën gjatë Garave Ajrore të Kampionatit Kombëtar dhe Shfaqjes Ajrore në Reno, Nevada, thanë organizatorët e ngjarjes.

“Rreth orës 14:15 sot pasdite, në përfundim të garës T-6 Gold, pas uljes, dy aeroplanë janë përplasur dhe është konfirmuar se të dy pilotët kanë vdekur”, thuhet në një deklaratë të postuar në Facebook nga “Reno Air Racing Association”.

Në një deklaratë të mëvonshme, organizatorët identifikuan dy pilotët si Nick Macy dhe Chris Rushing.

“… Familjet e të dy pilotëve janë njoftuar dhe shërbimet mbështetëse janë në vend teksa merren me këtë tragjedi”.

Siç është thënë më tej, nuk raportohet për të lënduar të tjerë dhe se pjesa e mbetur e garave u anulua, thanë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat