Sëmundja misterioze shkakton 7 vdekje në Bregun e Fildishtë

Bota

Sëmundja misterioze shkakton 7 vdekje në Bregun e Fildishtë

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 06:08
Foto ilustrim

Shtatë persona vdiqën në një fshat në Bregun e Fildishtë pranë Bouake, ku pesëdhjetë e nëntë të tjerë u shtruan në spital për shkak të një sëmundjeje me origjinë të panjohur, thanë burimet spitalore.

“Kemi gjithsej 59 (persona) të shtruar” në Spitalin Universitar Bouake, “kryesisht fëmijë dhe disa adoleshentë”, shtoi ky burim.

Duke saktësuar se simptomat e sëmundjes janë ‘të vjellat’ dhe ‘diarreja’.

“Ata që vdiqën” janë nga 5 deri në 12 vjeç, konfirmoi kreu i fshatit të Niangban, Emmanuel Kouamé N’Guessan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat