Një anije mallrash rumune goditi një minë në Detin e Zi, po fundoset

Bota

Një anije mallrash rumune goditi një minë në Detin e Zi, po fundoset

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Agjencia rumune e Shpëtimit Detar (MRCC) ka njoftuar se ka shpëtuar të gjithë anëtarët e ekuipazhit nga një anije që shpërtheu pasi goditi një minë detare në Detin e Zi.

MRCC tha se shpëtoi të 12 anëtarët e ekuipazhit të Seama, që lundron nën flamurin e kombit afrikan të Togos.

Të gjithë u transportuan për trajtim në portin e Sulia, i cili ndodhet në afërsi të Ukrainës.

Shpërthimi ndodhi rreth 40 kilometra nga bregu. Fleetmon, një shërbim për gjurmimin e anijeve, tha se ekuipazhi i anijes dërgoi një sinjal rreth orës 06:50 të mërkurën në mëngjes.

Sipas fotove që disponon Fleetmon, anija nuk është fundosur ende. Megjithatë, uji depërton në byk, gjë që ndoshta do të çojë në fundosjen e saj.

Anija Seama duhej të nisej më 12 shtator nga një prej porteve turke. Stacioni i destinacionit supozohej të ishte porti ukrainas i Izmailit, nga i cili eksportohet drithëra dhe produkte të tjera ukrainase dhe që shumë shpesh bëhet cak i granatimeve ruse.

Në javët e kaluara, rrënojat e tre dronëve rusë u ranë në territorin rumun, me shumë gjasa drejt portit ukrainas të Izmail. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat