Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime – publikohen pamjet në internet

Bota

Momenti kur Ukraina bombardoi selinë e flotës ruse në Krime – publikohen pamjet në internet

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Janë publikuar pamjet e momentit kur ndodhi sulmi raketor ukrainas në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime, gjegjësisht në qytetin Sevastopol.

Si rrjedhojë e sulmit të së premtes me raketa në qytetin port të Sevastopolit, mbeti një person i zhdukur.

Ka pasur video të shumta të pasojave të këtij sulmi, mirëpo tani u publikuan edhe ato që tregojnë momentin kur u bombardua selia. Videoja është verifikuar edhe nga BBC Verifiy.

Burimet thonë se sulmi u krye me raketa Storm Shadow, me të cilat vendi u furnizua nga Britania dhe Franca.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat