Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Bota

Ministri i jashtëm rus thotë se SHBA-ja është “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 06:37
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Ukrainës janë “drejtpërdrejt në luftë” me Moskën.

Lavrov ishte pyetur nga një gazetar se në çfarë pike SHBA-ja konsiderohet si e përfshirë drejtpërdrejt në luftë kundër Rusisë, kundrejt asaj përfshirjeje jo-indirekte duke mbështetur Ukrainën, raporton CNN.

“Mund ta quani këtë si të doni ta quani, por ata janë drejtpërdrejt në luftë me ne. Ne mund ta quajmë këtë një luftë hibride, por kjo nuk e ndryshon realitetin”, tha Lavrov. “Ata janë të përfshirë në mënyrë efektive në armiqësi me ne, duke përdorur ukrainasit si instrument”, shtoi ai.

Ministri i jashtëm rus potencoi se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shumë të tjerë po “bëjnë luftë” kundër Rusisë dhe janë të përfshirë në armiqësi kundër vendit.

Lavrov theksoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera po dërgojnë sasi gjithnjë e më të mëdha armësh në Kiev, derisa satelitët ushtarakë dhe aeroplanë të inteligjencës nga këto vende përdoren gjithashtu kundër Moskës.

Këto deklarata besohet se i bëri të shtunën në një konferencë shtypi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat