Ukrainasit pretendojnë se në sulmin raketor në Sevastopol janë plagosur rëndë komandantët e marinës ruse

Bota

Ukrainasit pretendojnë se në sulmin raketor në Sevastopol janë plagosur rëndë komandantët e marinës ruse

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 08:58
Ukraina

Ukraina pretendon se sulmi raketor i të premtes mbi Flotën e Detit të Zi në Krime, ka plagosur rëndë komandantët rusë të marinës.

Moska të premten ka njoftuar se vetëm një ushtar është zhdukur pas sulmit, kurse për të plagosur nuk ka raportuar fare.

Qendra komanduese e Flotës së Detit të Zi në qytetin port Sevastopol, konsiderohet si më e mira në marinën ruse, por se ukrainasve nuk iu desh shumë punë për ta goditur.

Burime brenda Kremlinit, kanë thënë për BBC se sulmi i të premtes është kryer me raketat Storm Shadow, që ia dorëzoi Britania e Madhe dhe Franca.

Në kumtesën e ushtrisë ukrainase, thuhet se sulmi ka sjellë “dhjetëra viktima dhe të plagosur nga ana e forcave pushtuese, përfshirë komandantët e flotës”.

Ndërkaq kreu i inteligjencës ukrainas, Kyrylo Budanov theksoi se dy komandantë rusë janë plagosur rëndë në sulmin raketor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat