Vietnami ekzekuton të dënuarin pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare

Bota

Vietnami ekzekuton të dënuarin pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Vietnami ka ekzekutuar Le Van Manha pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare që ta kursejnë, ka thënë të shtunën avokati i familjes.

Le Van Manh në vitin 2005 u dënu për vjedhje, e më pas për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës 13-vjeçe në provincën Thanh Hoa.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve (ICJ), policia përdori torturën për të nxjerrë një rrëfim nga Le Van Manh, që më vonë u përdor për ta dënuar atë.

Gjykata e Lartë e Hanoi e dënoi atë me vdekje në vitin 2008. Nguyen Ha Luan, avokat që ndihmoi familjen e Manh-it t’i kërkonte presidentit vietnamez të bllokonte ekzekutimin, postoi certifikatën e tij të vdekjes në mediat sociale të shtunën.

Në fillim të kësaj jave, misionet diplomatike të Bashkimit Evropian, Kanadasë, Norvegjisë dhe Britanisë së Madhe u bënë thirrje autoriteteve që të tregojnë mëshirë ndaj të dënuarit.

“Kundërshtojmë fuqimisht zbatimin e dënimit me vdekje në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, pasi është një dënim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues që nuk mund të justifikohet kurrë, dhe i bëjmë thirrje Vietnamit të miratojë një moratorium për të gjitha ekzekutimet”, thuhet në deklaratë.

Një tjetër apel që ra në vesh të shurdhër ishte ai i Amnesty International. Ata argumentuan se megjithëse autoritetet vietnameze e dinin se çështja Le Van Manh, ishte e njollosur nga parregullsi serioze dhe shkelje të së drejtës për një gjykim të drejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat