Ukraina zmbraps një ofensivë të konsiderueshme ajrore gjatë natës

Bota

Ukraina zmbraps një ofensivë të konsiderueshme ajrore gjatë natës

Nga: M.H. Më: 25 shtator 2023 Në ora: 08:59
Oleg Kiper/Odesa OVA përmes Telegramit

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka pasur një natë të ngarkuar.

Forcat ajrore të vendit kanë thënë se kanë shkatërruar me sukses 11 raketa lundrimi, 19 dronë dhe dy raketa kundër anijeve.

“Pushtuesit rusë sulmuan Ukrainën me raketa lundrimi Kalibr, raketa anti-anije P-800 Onyx dhe UAV të tipit Shahed”, thuhet në një përditësim të mëngjesit, shkruan Sky news, përcjell ‘Bota sot”.

Raketat e lundrimit duket se kanë qenë të bazuara në det - të shkrepura nga një "anije e vogël raketore dhe nëndetëse" në Detin e Zi, dhe të paktën një raketë nuk u shkatërrua.

Dronët u lëshuan nga juglindja, ndërsa raketat kundër anijeve Onyx erdhën nga qyteti i Krimesë, Sevastopol, pretendoi ajo.

Raportet nuk janë verifikuar dhe është e paqartë se çfarë dëmi është shkaktuar nga një raketë që me sa duket ka kaluar përmes mbrojtjes ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat