Zelensky takohet me Kissingerin në SHBA – si ishte kundër Ukrainës në NATO dhe si ndryshoi mendje ish-diplomati i shquar amerikan

Bota

Zelensky takohet me Kissingerin në SHBA – si ishte kundër Ukrainës në NATO dhe si ndryshoi mendje ish-diplomati i shquar amerikan

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:40
Foto nga takimi

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka takuar edhe Henry Kissinger, një diplomat i cili ishte më parë kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por që tani mbështet një gjë të tillë.

Kjo, sipas mediave të huaja, është bërë e ditur nga Andrii Yermak, shef i Zyrës së Presidentit ukrainas, duke shtuar se ai ishte pjesë e një takimi të tillë.

Ai ka theksuar se Kissinger ka bërë shumë deklarime që karakterizojnë gjendjen aktuale të punëve në luftën me Rusinë.

Madje, kreu i Zyrës së Presidentit shtoi se Kissinger tani është një nga lobistët e Ukrainës në NATO.

“Para kësaj lufte, unë isha kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, sepse kisha frikë se do të fillonte vetë procesi që po shohim tani. Tani që ky proces ka arritur në këtë nivel, ideja e një Ukraine neutrale në këto kushte nuk ka më kuptim”, citohet të ketë thënë Kissinger.

Ndryshe, Henry Kissinger ishte Sekretari Amerikan i Shtetit dhe këshilltar për sigurinë kombëtare në vitet 1970.

Me pjesëmarrjen e tij, Lufta e Ftohtë midis Shteteve të Bashkuara dhe BRSS fitoi një zbutje të quajtur “detente”.

Ai ishte fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1973 në lidhje me forcat e armatosura në Vietnam.

Siç kujtojnë mediat, në vitin 2008, Kissinger kundërshtoi pranimin e Ukrainës në NATO dhe mbrojti që Ukraina të mbetet në një zonë “që rusët e konsiderojnë një hapësirë të identitetit të tyre”.

Madje në vitin 2015, ai kritikoi sanksionet kundër Rusisë dhe justifikoi pushtimin e Krimesë.

Gjithashtu, në maj të vitit 2022, ish-sekretari amerikan i Shtetit, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se Ukraina duhet t’i dorëzojë një pjesë të territorit të saj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Pastaj Volodymyr Zelensky iu përgjigj ish Sekretarit të Shtetit të SHBA-së: “Duket se kalendari i zotit Kissinger nuk është 2022, por 1938, dhe ai mendoi se po fliste para një auditori jo në Davos, por në Mynih në atë kohë”.

Megjithatë, gjëra ndryshuan në korrik të vitit 2022, kur Henry Kissinger bëri thirrje për mos lëshime në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia gjatë negociatave të mundshme të ardhshme me Moskën, dhe në janar 2023, ai mbështeti pranimin e Ukrainës në NATO. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat