Ukrainasit eliminojnë ushtarin rus me ndihmën e një droni FPV

Bota

Ukrainasit eliminojnë ushtarin rus me ndihmën e një droni FPV

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e Armatosura të Ukrainës po vazhdojnë sulmet e tyre ndaj forcave ruse në vijë të frontit.

Sipas pamjeve të publikuara nga Brigada e 82-të Sulmuese Ajrore, trupat ukrainase si duket eliminuan një ushtar rus me ndihmën e një droni të tipit FPV.

Nuk dihet se në cilën zonë u xhiruan pamjet dhe se në cilën zonë saktësisht operon kjo brigadë.

Sidoqoftë, luftimet janë të fokusuara në lindje të Ukrainës, derisa luftimet më të ashpra prej kur ka filluar lufta kanë qenë në zonën e Bakhmtit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky së fundmi është zotuar se forcat ukrainase do ta çlirojnë këtë qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat