Orban për Ukrainën: E paprecedentë që BE të nisë bisedimet me një vend në luftë

Bota

Orban për Ukrainën: E paprecedentë që BE të nisë bisedimet me një vend në luftë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 07:22
Viktor Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se “pyetjeve shumë të vështira” do të duhet të përgjigjen përpara se Bashkimi Evropian të mund të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën.

Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të 27 anëtarëve.

Diplomatët kanë thënë se Hungaria mund të jetë një pengesë, shkruan Reuters.

“Ne nuk mund ta shmangim pyetjen – kur gjatë vjeshtës do të kemi negociata në Bruksel për të ardhmen e Ukrainës – nëse mund të shqyrtojmë seriozisht anëtarësimin e një vendi, për të filluar bisedimet e pranimit me një vend që është në luftë”, tha Orban.

“Ne nuk e dimë se sa i madh është territori i këtij vendi, pasi lufta është ende në vazhdim, nuk e dimë se sa e madhe është popullsia teksa njerëzit po ikin… për të pranuar një vend në BE, pa ditur parametrat e tij, kjo do të ishte e paprecedentë”, pohoi kreu i qeverisë hungareze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat