Zelensky shpalos planet për të zgjeruar industrinë e brendshme të mbrojtjes

Bota

Zelensky shpalos planet për të zgjeruar industrinë e brendshme të mbrojtjes

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:53
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shpalosur planet për të zgjeruar industrinë e brendshme të mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas tij, kjo do të ndodh përmes partneriteteve me prodhuesit perëndimorë të armëve, shkruan Sky Neës.

“Ukraina është në një fazë të tillë ku shumë e rëndësishme për të shkuar përpara pa u tërhequr.

Rezultatet nga vija e frontit nevojiten çdo ditë. Ne jemi të interesuar në lokalizimin e prodhimit të pajisjeve të nevojshme për mbrojtjen tonë dhe secilit prej atyre sistemeve të avancuara të mbrojtjes që përdoren nga ushtarët tanë, duke i dhënë Ukrainës rezultatet më të mira në front sot”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat