Presidentja moldave, Sandu: Wagner qëndron pas përpjekjeve për grusht shteti në Moldavi

Bota

Presidentja moldave, Sandu: Wagner qëndron pas përpjekjeve për grusht shteti në Moldavi

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 00:00
Presidentja moldave, Sandu: Wagner qëndron pas përpjekjeve për grusht shteti në Moldavi

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu ka pohuar se mercenarët rus të Wagnerit ishin pas një tentative për grusht shteti kundër saj, si pjesë e një përpjekjeje ruse për të destabilizuar të gjithë vendin.

Sandu i tha Financial Times se shefi i ndjerë i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin – i cili vdiq në një aksident aeroplani në muajin gusht – planifikoi grushtin e shtetit në fillim të vitit.

Ishte një përpjekje për t’i shndërruar protestat antiqeveritare “në dhunë”, tha ajo.

Një plan i dyshuar rus për të rrëzuar qeverinë e Sandut u zbulua në muajin shkurt, ku ajo pretendoi se mercenarët do të maskoheshin si civilë “për të kryer veprime të dhunshme, sulme mbi ndërtesat qeveritare dhe për të marrë pengje”.

Qëndrimi pro-perëndimor i lideres moldave ka shqetësuar Rusinë, shtet post-sovjetik, ku Moska ka pasur historikisht ndikim të gjerë.

Sandu pohoi gjithashtu se Rusia po shfrytëzon metoda të ndryshme duke përfshirë paratë e gatshme dhe kartat bankare të lëshuara nga Dubai për të kontrabanduar para në vend në mënyrë që të korruptojë votuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat