Në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës humbën jetën 100 izraelitë

Bota

Në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës humbën jetën 100 izraelitë

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës nën bllokadë, është rritur në 100 ndërsa i të plagosurve mbi 1.000.

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se deri më tani 100 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet e filluara nga krahu i armatosur i Hamasit. Ndërkohë thuhet se ka shkuar mbi 1.000 numri i të plagosurve në të gjithë Izraelin.

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit një sulm gjithëpërfshirës të emërtuar "Tufani i Aksa-së".

Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit "Tufani i Aksa-së" edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat