Rusia pretendon se 27 drone janë rrëzuar gjatë natës

Bota

Rusia pretendon se 27 drone janë rrëzuar gjatë natës

Nga: A.SH Më: 15 tetor 2023 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes kanalit të saj Telegram se forcat e saj rrëzuan 27 dronë ukrainas gjatë natës më 15 tetor mbi rajonet Belgorod dhe Kursk, përcjell bota sot.

Vyacheslav Gladkov, guvernatori i Oblastit të Belgorodit, raportoi se një dron u rrëzua mbi fshatin Novaya Derevnya duke rezultuar në dëmtim të pronës private. Nuk raportohet për viktima.

Rajoni i Kurskut, Roman Starovoyt pretendoi se mbeturinat e dronëve ranë në qytetin Kursk dhe fshatin Zorino, sipas kanalit të tij Telegram.

Rajoni i Kurskut kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës, ndërsa Rajoni i Belgorodit kufizohet me rajonet Luhansk, Kharkiv dhe Sumy të Ukrainës në jug dhe perëndim.

Pretendimet për sulme me dronë ukrainas brenda territorit rus janë rritur javët e fundit, megjithëse Kievi rrallë komenton raportet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat