Kërcënimi i terrorizmit në SHBA u rrit ndërsa Biden bën thirrje për zgjidhje me dy shtete

Bota

Kërcënimi i terrorizmit në SHBA u rrit ndërsa Biden bën thirrje për zgjidhje me dy shtete

Nga: M.H. Më: 16 tetor 2023 Në ora: 06:15
Joe Biden

Presidenti Joe Biden ka thënë se kërcënimi i terrorizmit në SHBA është rritur për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë me programin 60 minuta të CBS News, Presidenti Biden tha se ishte takuar me Sigurinë Kombëtare dhe FBI për të diskutuar situatën në vazhdim.

Kjo vjen pasi një djalë gjashtëvjeçar mysliman u ther për vdekje në Illinois të shtunën, në atë që policia e ka quajtur një krim i dyshuar i urrejtjes, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Nëna 32-vjeçare e djalit po shërohet në spital pasi ka pësuar "mbi një duzinë plagë me thikë".

Në një pjesë tjetër të intervistës, presidenti tha se ishte "i sigurt" se Izraeli do të veprojë sipas rregullave të luftës, duke shtuar se nuk është e nevojshme të vendosen trupa amerikane.

Ai tha se ndërsa beson se Hamasi duhet "eliminuar", duhet të ketë një rrugë drejt një shteti palestinez.

E ashtuquajtura "zgjidhja me dy shtete" ka qenë pjesë e politikës së SHBA për dekada, raportoi CBS.

Do të përfshinte krijimin e një kombi të pavarur pranë Izraelit për pesë milionë palestinezë që jetojnë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat