Spanja në pritje të hapjes së korridoreve, përgatitet të dërgojë më shumë ndihma humanitare në Gaza

Bota

Spanja në pritje të hapjes së korridoreve, përgatitet të dërgojë më shumë ndihma humanitare në Gaza

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:17
José Manuel Albares

Spanja mbështet ekzistencën e “korridoreve humanitare sepse është e domosdoshme që ndihma humanitare, e cila këto ditë është më e nevojshme se kurrë, të arrijë tek popullsia civile në Gaza”, tha ministri i Jashtëm José Manuel Albares.

Përmes një prononcim për mediet, shefi i diplomacisë spanjolle tha se “Spanja është e gatshme dhe bashkëpunimi i saj është plotësisht i përgatitur, për të marrë pjesë sapo të arrijë ndihma humanitare.”

“Në fakt, jo vetëm që po e ruajmë, por e kemi rritur me paketën e parë prej 1 milionë eurosh. 

Do të vijnë më shumë, sepse fatkeqësisht gjithçka sinjalizon se do të nevojiten paketa të reja”, shtoi Albares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat