Familjarët e ushtarëve rusë mesazh Putinit: Humbjet janë kolosale, na i largoni më të dashurit nga fushëbeteja në Ukrainë

Bota

Familjarët e ushtarëve rusë mesazh Putinit: Humbjet janë kolosale, na i largoni më të dashurit nga fushëbeteja në Ukrainë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:47
Familjarët e ushtarëve rusë

Anëtarët e familjes së ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë, së fundmi kanë publikuar një video ku i bëjnë thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që t’i largojë më të dashurit e tyre nga vijat e parë të frontit.

Në videon e filmuar në Tatarstan dhe i publikuar në Telegam, është përkthyer nga mediat e pavarur Project War dhe më pas është postuar në platformën X.

Burri që qëndron pranë anëtarë të familjes, në fjalimin e tij ka folur për përqindjen e madhe të humbjeve të i ka pësuar batalioni i Tatarstanit, duke theksuar se kjo njësi “ka pësuar humbje kolosale”.

Ai porositi se pas tij qëndrojnë dhjetëra “familjarë” të pjesëtarëve të batalionit 1234 të ushtrisë ruse, raporton Newsweek.

“Lusim të na ndihmojnë të shpëtojmë batalionin e Tatarstanit. Dy vite batalioni jonë ka vepruar si mbrojtje territoriale në Svatov. Aktualisht pjesa e madhe e batalionit po sulmohet. Të tjerët po presin të dërgohen. Kanë pësuar humbje kolosale. Çdo minutë pranojmë informacione për të vrarë dhe plagosur”, shtoi ai.

Familjarët e këtyre ushtarëve i kanë bërë apel Putini dhe ministrit rus të Mbrojtjrs, Sergei Shoigu, që të luftëtarët e mobilizuar të Tatarstanit të largohen nga pozicionet e tyre në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat