“Izraeli ka lindur për të qenë i sigurt”, Biden nga Tel Avivi: Do të keni mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA

Bota

“Izraeli ka lindur për të qenë i sigurt”, Biden nga Tel Avivi: Do të keni mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:22
Joe Biden

Presidenti amerikan tha se populli izraelit do të ketë gjithmonë mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve.

Nga Izraeli, ku ndodhet për një vizitë zyrtare pas sulmit të Hamasit që mori shumë jetë njerëzish, presidenti amerikan shtoi se do të kërkojë në Kongres që të ofrojë një paketë ndihme për vendin.

“Shteti i Izraelit ka lindur për të qenë një vend i sigurt për popullin hebre. Dhe nëse nuk do të ekzistonte Izraeli, do të duhej ta shpiknim atë. Izraeli duhet të jetë përsëri një vend i sigurt për popullin hebre. Dhe ua premtoj do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë këtë botë të jetë kështu. 35 vjet më parë, presidenti i SHBA bëri Amerikën shtetin e parë që njohu Izraelin.

Qëndruam pranë jush atëherë, qëndrojmë pranë jush tani. Do të sigurohemi që keni gjithçka për të mbrojtur popullin tuaj. Do të kërkoj në Kongres për një paketë të paprecedentë të mbrojtjes. Do t’i japim ndihmën ushtarake që qielli i Izraelit të jetë i sigurt, bëhet fjalë për ndihmën ushtarake që do të vijë në rajon me luftanijen që është në rrugë e sipër.. E gjithë bota e di që Izraeli është më i fortë se kurrë.”, u shpreh Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat