Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rezolutën e hartuar nga SHBA për Lindjen e Mesme

Bota

Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rezolutën e hartuar nga SHBA për Lindjen e Mesme

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 06:17
OKB

Rusia dhe Kina kanë vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për projekt-rezolutën e autorizuar nga SHBA-të për Lindjen e Mesme.

Projekt-rezoluta u mbështet nga dhjetë vende, ndërsa Rusia, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe votuan kundër dhe dy të tjera abstenuan.

Drafti dënon sulmin e lëvizjes radikale palestineze Hamas ndaj Izraelit dhe bën thirrje për lirimin e pengjeve dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar. Ai nuk kërkon një armëpushim, por njeh të drejtën e vendeve për të mbrojtur veten.

Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB Vasily Nebenzya tha se Rusia nuk do të mbështesë rezolutën e SHBA dhe nuk sheh asnjë kuptim në të, pasi dokumenti nuk ka kërkesë për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis palëve në konflikt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat