Kryeministri i Skocisë Humza Yousaf thotë se nuk ka marrë asnjë lajm nga familjarët e gruas në Gaza që nga e premtja

Bota

Kryeministri i Skocisë Humza Yousaf thotë se nuk ka marrë asnjë lajm nga familjarët e gruas në Gaza që nga e premtja

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 00:30
Humza Yousaf

Ministri i Parë (kryeministri skocez) i Skocisë, Humza Yousaf thotë se nuk ka dëgjuar nga prindërit e gruas së tij në Gaza që kur lidhjet e komunikimit u ndërprenë keq të premten.

Gaza është nën bombardime intensive. Telekomunikacionet janë ndërprerë. Nuk mund t’i afrohemi familjes sonë, e cila është bllokuar në këtë zonë lufte për gati 3 javë. Ne vetëm mund të lutemi që ata të mbijetojnë natën”, postoi Yousaf në X, të premten vonë.

Në një përditësim të së shtunës në mëngjes, ai tha se nuk kishte ende asnjë lajm prej tyre.

“Faleminderit për urimet tuaja të mira, kam frikë se nuk kemi dëgjuar nga vjehërrit e mi”, ka shkruar ai.

Familja e gruas së tij, që jeton në Dundee në Skoci, shkoi për të vizituar të afërmit në Gaza rreth një javë para sulmeve të 7 tetorit, ka thënë ai më parë për mediat në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ata nuk mund të largohen. Gaza është nën bllokadë. Edhe me ndihmën e Ministrisë së Jashtme tani, ata nuk mund të garantojnë asnjë kalim të sigurt në asnjë nga kufijtë”, pati thënë ai atëherë.

Kunati i tij gjithashtu punon si mjek në Gaza dhe Yousaf ndau videon e tij duke trajtuar fëmijët e plagosur në spital javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat