Lufta në Ukrainë/ Lukashenko thirrje Putin dhe Zelensky të rifillojnë bisedimet

Bota

Lufta në Ukrainë/ Lukashenko thirrje Putin dhe Zelensky të rifillojnë bisedimet

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 09:05
Lukashenko dhe Putin

Situata në frontet ku forcat e armatosura të Rusisë dhe Ukrainës janë përballë njëra-tjetrës ka hyrë në një ngërç dhe qeveritë e të dy vendeve duhet të ulen në tavolinë dhe të negociojnë për t’i dhënë fund luftës, tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili konsiderohet aleat i ngushtë i Vladimir Putinit.

“Ka mjaft probleme nga të dyja palët dhe në përgjithësi situata ka arritur në një ngërç”, pasi as Moska dhe as Kievi nuk mund të bëjnë asgjë për të forcuar pozicionet e tyre apo për të avancuar në terren, theksoi Lukashenko, duke theksuar se njërëzit po vdesin.

Gjatë javës së kaluar, njësitë ushtarake ruse kanë vazhduar të përpiqen të rrethojnë dhe marrin në kontrollAvdiivka, në rajonin e Donetsk, duke pësuar humbje të mëdha, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Bjellorusisë, i cili lejoi trupat ruse të përdorin territorin e vendit të tij ndërsa pushtuan territorin ukrainas në shkurt 2022, theksoi se kërkesa e Ukrainës që ushtria ruse të largohet nga territori i saj është diçka që duhet zgjidhur në tryezën e bisedimeve.

“Ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve dhe të arrijmë një marrëveshje,” tha lideri bjellorus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat