Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase në “gjah”, gjuajnë pjesëtarët e Wagner-it në Sudan – publikohen pamjet

Bota

Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase në “gjah”, gjuajnë pjesëtarët e Wagner-it në Sudan – publikohen pamjet

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Portali ukrainas Kyiv Post ka publikuar dy video që pretendohet se shfaqin njësitë speciale të ukrainasve, që luftojnë kundër pjesëtarëve të grupit mercenar rus Wanger në shtetin afrikan të Sudanit.

Burime të këtij mediumi ukrainas në fushën e sigurisë, pretendojnë se aktualisht po zhvillohet operacioni i “pastrimit të mercenarëve të Wagnerit dhe njësitet speciale të Federatës Ruse” në këtë shtet afrikan.

Videoja shfaq punën e njësive speciale të ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, pretendojnë burimet e mediumit ukrainas, që kanë refuzuar të japin detaje për arsye të sigurisë.

Burimet pretendojnë se video-materiali është realizuar “në dy javët e fundit”, në një lokacion të paemëruar urban në Sudan, kurse Kyiv Post shkruan se asnjë video deri më tani nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Duket se videoja e parë është filmuar me dron përmes një aparature me rreze infra të kuqe. Një njësi e vogël rrethon kompleksin, e cak në të shihet qartë kush ishin. Në një pjesë të videos, sulmuesi përdor raketahedhës me të cilën godet dritaren e një objekti.

Videoja e dytë është filmuar gjatë ditës, kurse gjithashtu u realizua me dron nga një lartësi nga 200 deri në 400 metra mbi tokë. Pjesëtarët e njësive elitare ukrainase nuk shfaqen, por se një grup burrash ishin cak sulmi dhe shihen duke vrapuar nëpër rrugët e një lagje të banuar.

Qeveria ukrainase zyrtarisht nuk e ka pranuar se kanë dërguar ushtarë në Sudan, e as që kanë kryer ndonjë operacion kundër pjesëtarëve të Wagnerit në këtë shtet. 

https://www.youtube.com/watch?v=cZR9PaQkj2M

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat