“Turp të kesh!”- Ministri i Jashtëm izraelit sulmon ashpër sekretarin e OKB-së: Problemi është Hamasi, jo ne!

Bota

“Turp të kesh!”- Ministri i Jashtëm izraelit sulmon ashpër sekretarin e OKB-së: Problemi është Hamasi, jo ne!

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 07:08
Antonio Guterres dhe Eli Cohen

Pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, ka reaguar ashpër ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen.

Më herët, Guterres e përshkroi Gazën si një “varrezë për fëmijët”, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

“Turp të kesh”, shkroi Cohen në X, duke etiketuar Guterres.

“Më shumë se 30 të mitur – mes tyre një foshnjë 9 muajshe, si dhe të vegjël dhe fëmijë që panë prindërit e tyre duke u vrarë gjakftohtë – po mbahen kundër vullnetit të tyre në Rripin e Gazës.

Hamasi është problemi në Gaza, jo veprimet e Izraelit për të eliminuar këtë organizatë terroriste”, vijon ministri izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat