Sulmi vdekjeprurës në Kabul, ISIS merr përgjegjësinë

Bota

Sulmi vdekjeprurës në Kabul, ISIS merr përgjegjësinë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në një autobus në Kabul këtë mbrëmje.

Ata këtë e bënë përmes një postimi në platformën Telegram.

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi sot në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, sipas një zëdhënësi të policisë.

Më 28 tetor, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një bombë në një qendër tregtare në të njëjtën zonë, duke vrarë katër dhe duke plagosur shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat