Më shumë se 100 përkthyes bëjnë thirrje për një armëpushim në Gaza

Bota

Më shumë se 100 përkthyes bëjnë thirrje për një armëpushim në Gaza

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:29
Gaza

Përmes nënshkrimit të tyre në një deklaratë më shumë se 100 përkthyes letrarë kanë bërë thirrje për armëpushim në Gaza.

Ata gjithashtu janë solidarizuar me palestinezët, raporton Al Jazeera.

Deklarata, e cila u organizua nga përkthyeset Anna Gunin dhe Maya Chhabra, bën thirrje për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza dhe dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Edhe në kohë pikëllimi të madh, parimi themelor i imunitetit civil nuk duhet të shkelet. Të kuptosh dhimbjen e izraelitëve pasi ata kanë frikë për jetët e pengjeve nuk do të thotë të justifikosh veprimet e qeverisë izraelite”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat