Politikani nga Paraguai dhe tre bashkëpunëtori të tij humbin jetën, pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin

Bota

Politikani nga Paraguai dhe tre bashkëpunëtori të tij humbin jetën, pas rrëzimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Walter Harms, përfaqësues i partisë në pushtet Kolorado dhe tre burra që ishin pjesë e ekipit të tij, vdiqën në një aksident ajror, përkatësisht nga rrëzimi i aeroplanit.

Aksidenti ndodhi të shtunën në Paraguai, Amerikën e Jugut, kur aeroplani u rrëzua pak pas ngritjes rreth 180 kilometra nga Asuncion, duke humbur jetën Walter Harms, ligjvënës nga partia në pushtet Kolorado, dhe tre burra që ishin pjesë e ekipit të tij.

“Me dhimbje të thellë marr lajmin e trishtuar për vdekjen e kolegut, mikut dhe vëllait tonë të ëndrrave – Walter Harms”, tha zëvendëspresidenti i Paraguait, Pedro Alliana në platformën e mediave sociale X.

Sipas njoftimit të policisë, aeroplani ka goditur një pemë gjatë ngritjes dhe ka shpërthyer teksa ka rënë në tokë.

Autoritetet e atjeshme kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rastin dhe sapo të kenë ndonjë raport do të informojnë opinionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat